Futboll Premier League Sport

SHPËTON PËR MREKULLI/ U aksidentua me makinë në 4 të mëngjesit, arrestohet futbollisti i Tottenham…

Ndërsa Tottenham po fitonte 3-1 ndaj Stoke City dhe kualifikohej në gjysmëfinale të “EFL Cup”, lojtari i tij, Danny Rose, sapo ishte arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Mbrojtësi doli nga rruga midis orës 4 të mëngjesit të së mërkurës, duke u përplasur me trafikndarëse, teksa po ngiste makinën me shpejtësi të madhe në autostradën A45 në Northampton. Për këtë, ai duhej ta kalonte natën në burg, në stacionin policor të Northamptonshire.

Një zëdhënës i zbatimit të ligjit shpjegoi situatën: “Ne mund të konfirmojmë që se 30-vjeçari u arrestua nën dyshimin e makinës së pasigurt në A45, Northampton, menjëherë pas orës 4 të mëngjesit. I dyshuari po mbahet aktualisht në një stacion policie dhe, si i tillë, nuk do të ishte e përshtatshme për policinë e Northamptonshire të komentonte më tej në këtë kohë”.

Futbollisti i José Mourinho, i cili shpëtoi pa dëme fizike nga aksidenti, iu nënshtrua një testi të alkoolit, rezultati i të cilit dha rezultat negativ. Pasi kaloi natën në stacion, Danny Rose u la më vonë i lirë.

Related posts

Renditja e 8 futbollistëve më të nënvlerësuar të historisë… kryeson ish-interisti me 37 trofe!

Sadik.Autor

“MAKTHI” I FITOREVE/ MEMA nuk kursen KRITIKAT ndaj ekipit: Papërgjegjshmëri totale, u bëmë si…

Isa.Autor

GJITHMONË UNIKAL/ MARADONA humbet ndeshjen e parë në Meksikë dhe shpërthen ndaj…

Isa.Autor

Leave a Comment