Futboll Seria A Sport

BËN GODITJEN E MADHE NË MERKATO/ Jo vetëm Pogba, Juventus ofron yllin Dibala për lojtarin e “Los Blancos”…

Që Juventusi kërkon Pol Pogbanë, pse jo që në janar, apo edhe Pol Pogba tashmë duket shumë i bindur për t’u rikthyer te Juventusi, kjo është diçka në dukej e vërtetë, duke parë se pavarësisht zërave të njëpasnjëshëm, asnjëra nga palët nuk ka dalë që të përgënjeshtrojë median. Shkurt, diçka ka nisur të lëvizë dhe prej disa kohësh madje, aq sa vetë “Zonja e Vjetër” po planifikon edhe strategjinë e saj për të bërë të mundur rikthimin e mesfushorit francez në Torino.

Madje, në orët e fundit, nga Anglia theksojnë se drejtori sportiv bardhezi, Fabio Paratiçi, ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare: huazim në janar me detyrim blerjeje pas 1 sezoni e gjysmë, pak a shumë e njëjta formulë me të cilën gjetën akordin me Atletikon e Madridit për rikthimin e Alvaro Moratës. Ideja në fjalë duket se i pëlqen mjaft edhe “Djajve të kuq”, të cilët kanë në meny edhe dy futbollistë bardhezi për të ulur çmimin, i pari është Paulo Dibala dhe i dyti Federiko Bernardeski, për të cilët anglezët kanë shumë simpati.

BOMBA NGA SPANJA – Gjithsesi, nëse nuk arrihet te Pol Pogba, nga gadishulli iberik sjellin bombën e madhe: Reali i Madridit kërkon Paulo Dibalën dhe është gati që të fusë në tratativë kartonin e Eden Hazardit. Sigurisht që belgu, i cili edhe pse u ble 150 milionë euro, në dy sezone në radhët e “Galaktikëve” ka qëndruar më shumë në infermieri, sesa në fushën e lojës (ka luajtur vetëm 28 takime dhe ka shënuar vetëm 3 gola) dhe këto dëmtime kanë ulur ndjeshëm vlerën e kartonit të 30- vjeçarit (i feston më datë 7 janar). Prandaj, sipas burimeve në fjalë dhe duke parë të gjithë nervozizmin që Hazard ka ngritur edhe në radhët e tifozëve të Realit të Madridit, presidenti Florentino Perez ka menduar një ndarje pa shumë zhurmë me fantazistin e blerë nga Çelsi dhe të sjellë në “Santiago Bernabeun” e rikonstruktuar dhe thuajse të përfunduar tashmë një yll si Paulo Dibala, i cili në Spanjë do të gjente atë vazhdimësi që papritur i ka humbur te Juventusi.

Related posts

ZYRTARE/ Teuta i beson veteranit të Superiores, sulmuesi Plaku kalon tek “djemtë e detit”

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Itali-Bonjë Hercegovinë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Kthehet “bunkeri” Juventus, ja si rilindi “Zonja e Vjetër”…

Q.Autor

Leave a Comment