Futboll Sport

MERKATO E BUJSHME/ Pritet të largohet nga Dortmund, klubi anglez në garë për shërbimet e yllit Haaland

Chelsea ka bërë një lëvizje interesante, pasi u fut në garë për sulmuesin e Dortmund, Erling Haaland. Norevegjezi po bën mjaft mirë me ekipin e verdhezinjëve dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve.

Një lajm i rëndësishëm vjen nga Londra, aty ku skuadra e Frank Lampard do të marrë një tjetër sulmues. Timo Werner nuk po bind plotësisht, prandaj po mendohet që të afrohet dhe Haaland.

Lojtari i ri pritet të largohet nga Dortmund dhe blutë e Londrës e duan në ekip. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë gara, pasi Barcelona, Reali dhe Manchester United e ndjekin prej kohësh.

Related posts

VIDEO/ Më në fund shënon edhe Everton

Q.Autor

Fenomeni Ronaldo komenton Brazilin dhe “teatrin” e Neymar

Isa.Autor

“ÇMENDET” CONTE/ Shikoni çfarë festimin bën pas golit të Lukakut

F.autor

Leave a Comment