Futboll Sport

Rikthimi i Vllaznisë në Superligë/ Bashkia e Shkodrës “shtrëngon dorën” për financat e klubit

Në një pozitë të tillë ku ndodhet Vllaznia planet për shpenzime të mëdha nuk mund të mendohen. Këshilli i Bashkisë Shkodër pritet të konfirmojë për rinovimin e kuqebluve 150 milionë lekë të vjetra.

Kjo shumë do të shërbejë për të nisur blerjet e para në këtë merkato si dhe shlyerjen e një page të prapambetur të futbollistëve dhe stafit teknik.

Në raport me tarifat e pagesave të futbollistëve, Bashkia e Shkodrës heq dorë nga shumat e larta duke parë që me shpenzime të mëdha sezonin e kaluar shkodranët nuk garantuan dot mbijetesën në Superligë. Pra planifikimi ekonomik për riorganizimin e Vllaznisë do të jetë shumë i kursyer dhe i kujdesshëm.

Related posts

ZBULOHEN ARSENAL ARMËSH DHE SIMBOLE NEO-NAZISTE/ Arrestohen ultrasit e Juventus, ja akuzat e rënda (FOTO)

Delo.autor

SURPRIZON JURGEN KLOPP/ Fton yllin e Bundesligës të luajë me Liverpool që…

Delo.autor

Probleme për Anglinë/ Sulmuesi largohet nga skuadra pas dëmtimit në shpinë

Isa.Autor

Leave a Comment