Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Mbrojtësi “tradhton” Conten, arrin akordin me Atleticon për shifrën prej…

Maros Alonso është një dëshirë e madhe e trajnerit Antonio Konte te Interi, i cili pasi e drejtoi atë te Çelsi, tani dëshiron ta ketë edhe te zikaltërit.

Megjithatë e ardhmja e mbrojtësit të majtë, nuk do të jetë as në Itali as në Angli, pasi ka vendosur të rikthehet në Spanjë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se lojtari ka arritur marrëveshjen për të kaluar te Atletiko Madridi.

Simeone e ka kërkuar lojtarin te skuadra që drejton dhe duket se një marrëveshje është shumë afër. Thuhet se palët kanë një akord për kalimin e Alonsos në Madrid në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit për 10 milionë euro.

Related posts

ITALI-SPANJË/ Mancini shuan dyshimet, Emerson në korsinë e majtë. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

FOTO QË JEP SHPRESË/ Christian Eriksen dërgohet me urgjencë në spital

Delo.autor

Nasser Al-Khelaifi: Neymar do të qëndrojë te PSG-ja 2000% edhe sezonin e ardhshëm

Q.Autor

Leave a Comment