Futboll Premier League Sport

PARALAJMËRON MANCHESTER CITYN/ Sadio Mane: Në shumë aspekte ekipi është më i fortë

Sadio Mane ka paralajmëruar rivalët për titullin kampion Manchester City se Liverpool akoma nuk ka arritur formën maksimale.

Skuadra e Jurgen Klopp ndodhet në krye të renditjes me katër pikë avantazh ndaj Qytetarëve të Pep Guardiola-s dhe kanë humbur vetëm një ndeshje këtë sezon të Premier League.

“Kemi dëgjuar nëpër medie të ndryshme se nuk e nisëm sezonin duke luajtur futboll të shpejtë si sezonin e kaluar,” shprehet ai për World Soccer.

“Rezultatet kanë ardhur, por e dimë se mund të kishim bërë më shumë në disa raste. Jemi tepër konkurrues, por akoma nuk kemi arritur formën maksimale.

“Në shumë aspekte ekipi është më i fortë dhe kemi bërë disa paraqitje shumë të pjekura.

“Shpresojmë të arrijmë kulmin atëherë kur të ketë rëndësi më shumë, në muajt e fundit të sezonit.”

Related posts

ÇËSHTJA “LUKAKU”/ Ja e vërteta me Mançester Junajtid për borxhin e pashlyer të transferimit të belgut

Delo.autor

ZYRTARE/  PARTIZANI i plas “bombën” KUKËSIT dhe prezanton sulmuesin ganez

Isa.Autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS NDAJ TOTTENHAMIT/ Trajneri i holandezëve: Duam të jemi të guximshëm në fushë, por…

Delo.autor

Leave a Comment