Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Ylli i Serisë A përfundon në La Liga, akordi mund të arrihet për 15 milionë euro

Në merkaton e janarit, një nga emrat më të nxehtë do të jetë sigurisht ai i Alejandro Gomez.

Marrëdhënia mes argjentinasit dhe Atalanta-s është prishur përfundimisht dhe shitja duket e pashmangshme. Për lojtarin interesohen disa skuadra të Serisë A si Inter dhe Milan.

Megjithatë, nga jashtë Italisë ka ardhur lajmi për një sulm të ri për Papun.

Sipas Dona Balon, në fakt, Valencia është vënë në lëvizje për të. Klubi i La Liga-s duket se ka nisur kontaktet me Atalanta-n, që ka fiksuar çmimin: 15 milionë euro.

Një lajm i keq për skuadra e Milanos, që do të duhet të përshpejtojnë kohët nëse nuk duan ta humbasin.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një kundërsulmi “vrastar”, sulmuesi Depay ndëshkon Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Delo.autor

PROJEKTI PËR TË ARDHMEN E INTER/ Kumbulla dhe 2 futbollistë të tjerë prioritet i “Zikaltërve”

Delo.autor

Një Udinese e veçantë, 11 fanella të ndryshme në fushë ndaj Lazio-s

Sadik.Autor

Leave a Comment