Kategoria Superiore Shqipëri

Nga gjyqtarët te ndeshja me Skënderbeun, FSHF i aprovon kërkesat Partizanit

Partizani pasditen e sotme ka shpallur “non grata” gjyqtarin kryesor të ndeshjes kundër Kukësit, Kridens Meta, por edhe vijërojtësit Denis Rexha dhe Nertil Bregasi. Gjykimi tendencioz në sfidën e mbrëmshme nuk është kapërdirë lehtë as nga FSHF dhe Sektori i Gjykimit që sot kanë marrë vendimin që kjo treshe të mos vihet në dispozicion të asnjë ndeshjeje që luan Partizani.

Veç kësaj, të kuqtë nuk do të luajnë të premten kundër Skënderbeut në Korçë. Sforcimi në përballjen e mbrëmshme kundër Kukësit ka bërë që te Partizani të kërkojnë edhe 24 orë më shumë kohë për rikuperimin e lojtarëve. Kështu, takimi i së premtes do të luhet të shtunën në orën 17:00.

Related posts

“NDAJ SHQIPËRISË ËSHTË GJITHMONË NDESHJE E MADHE”/ Rrahmani: Ja pse nuk po aktivizohem tek Napoli

Delo.autor

Gjoka pranon rezultatin dhe flet hapur: Kamza duhet të mbijetojë, kemi nevojë për…

Isa.Autor

ANALIZON DERBIN I KRYEQYTETIT/ Tekniku Egbo: Ju tregoj “armët” e “bardhebluve” kundër Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment