Futboll Premier League Sport

MERR FUND MAKTHI I REZULTATEVE NEGATIVE/ Arsenal mposht në Derbi “Blutë e Londrës” dhe rikthehet tek fitorja

Merr fund makthi i rezultateve negative për Arsenalin. “Topçinjtë” e Mikel Artetës, mposhtën Çelsin në derbi me rezultatin 3-1, duke u rikthyer kështu te fitorja në kampionat, e cila mungonte prej datës 1 nëntor.

Protagonist në triumfin e sotëm ishte edhe mesfushori Granit Xhaka, i cili në minutën e 44-t, realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke u mbyllur gojën kritikëve, që kanë qenë të shumtë periudhën e fundit.

Golat e tjerë të Arsenalit i realizuan Lakazet dhe Saka në minutat 34 dhe 56. Ndërkohë që golin e vetëm për Çelsin e realizoi Abraham.

Vlen të theksohet fakti, se skuadra e Lampard humbi edhe një 11-metërsh me Zhorzhinjon në minutën 90+1. Tentativa e tij u ndal nga portieri Leno.

Related posts

RINOVIM DHE MERKATO/ Inzaghi-Zhang-Marotta projektojnë Interin e ri

F.autor

TER STEGEN… NUK JE NORMAL/ Shikoni çfarë pritje bën “Gardiani” i Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

BABA PËR HERË TË DYTË/ Lorik Cana poston FOTON e veçantë me vogëlushen e tij Enkelejda duke e ledhatuar

Delo.autor

Leave a Comment