Futboll Seria A Sport

ANALIZON LUFTËN PËR TITULL NË SERIE A/ Lippi: Gjithçka është akoma e hapur, këtë kampionat do ta fitojë skuadra që…

Marcello Lippi ka analizuar luftën për titull në Serinë A.

“Inter është një kandidate për titullin, ashtu si Milan-i, që nuk është në vend të parë rastësisht”, ka thënë ish-trajneri i Juventus-it për QS.

“Gjithçka është akoma e hapur. Dhe do të jetë kështu për një kohë të gjatë. Sipas mendimit tim, ky sezon po nënvlerësohet”.

“Në gusht luhej akoma për të mbyllur sezonin e kaluar, rifillimi ka qenë pothuajse i menjëhershëm, shumë atletë nuk janë ndalur, nuk kanë bërë pushime”.

“Këtë kampionat do ta fitojë skuadra që do ta përballojë më mirë lodhjen. Juventus? Nuk është aspak jashtë garës, edhe për atë që thashë më sipër. Sigurisht, nëse luan siç ka bërë kundër Fiorentina-s, nuk do të shkojë askund”.

“Megjithatë, duhet të jeni të sigurt se Zonja nuk do të bëjë më paraqitje të tilla”.

Related posts

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Neymarin e tradhtojnë nervat pas ndeshjes ndaj Lille, plas sherri në tunel (VIDEO)

Delo.autor

Mbappe “kërcënon” rekordin e Neymar. Tek Reali për 272 mln euro?

Isa.Autor

ANGLI-KOSOVË/ Paqeruajtësi britanik luante me fëmijët pas luftës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment