Futboll Seria A Sport

U OFENDUA NGA TIFOZËT E LAZIOS ME KORE RACISTE/ Reagon Balotelli: Turp t’ju vijë! (VIDEO)

Brescia e ka nisur me një humbje 2-1 në shtëpi kundër Lazio-s vitin 2020-të.

Një humbje që i ka lënë një shije të hidhur sulmuesit të “Dallëndysheve”, Mario Balotelli-t, i cili ka marrë edhe fyerje raciste nga tifozët e Lazio-s.

Lojtari, i cili ka qenë autori i golit të vetëm të shënuar nga ekipi i tij, ka karikuar skuadrën dhe i ka dhënë një mesazh të qartë atyre që e sulmuan me thirrje raciste.

“Është një humbje që dhemb, por do të ngrihemi përsëri. Jemi në rrugën e duhur. Për lacialët që ishin të pranishëm në stadium: Turp t’ju vijë!”, ka shkruar Super Mario në Instagram.

Related posts

Conte e lë në stol, David Luiz drejt rikthimit në kampionatin më të fortë

Sadik.Autor

NË ARABI “JOSHIN” RAMADANIN/ Mund të largohet nga Lecce

F.autor

EDEN HAZARD-MESSI/ “El Clasico” në merkato përfundon barazim, ja arsyeja befasuese

Delo.autor

Leave a Comment