Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ “Jashtëtokësori” nuk grumbullohet për sfidën ndaj Eibar, Barcelona shpjegon situatën

Barcelona nuk do të ketë kapitenin Leo Messi për ndeshjen kundër Eibarit. Argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm dhe u mendua se ishte një kërkesë e tij për të festuar së bashku me familjen.

Tifozët e Barcës kanë kritikuar shumë heroin e tyre duke e cilësuar si një braktisje nga ana e tij. Barcelona ka dalë me një komunikim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

“Lojtari i ekipit të parë, Lionel Messi, po trajtohet në gjurin e tij të djathtë dhe shpresojmë që të rikthehet në stërvitje pas ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Eibarit“, – shkruan klubi katalanas.

Related posts

“SUPER MARIO” DREJT LARGIMIT NGA SERIE A/ Balotelli e mbyll aventurën tek Brescia, Raiola i gjen ekipin e ri

Delo.autor

PAS 10 SEZONESH/ Dibra largohet nga skuadra e Kategorisë së Parë: Falenderoj klubin dhe…

Delo.autor

REAL MADRID-VINICIUS/ Firma me brazilianin tani është larg

F.autor

Leave a Comment