Futboll

Kombëtarja e femrave merr pikën e parë në eliminatore

Kombëtarja shqiptare në futboll për femra ka marrë pikën e parë në eliminatoret për Kampionatin Botëror “Francë 2019”. Vajzat e drejtuara nga trajneri Armir Grima kanë marrë një pikë morali në takimin e zhvilluar në “Osrodek Sportu i Rekreacji” kundër Polonisë. Vendaset e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me anë të sulmueses Daleszczyk. Ky fraksion mbyllet me këto shifra pavarësisht rasteve të rrezikshme.

Në të dytën kombëtarja shqiptare luan më mirë dhe i afrohet golit, por pa sukses. Gjithsesi në minutën e 74’ Geldona Morina shënoi një gol të mrekullueshëm pas një goditje dënimi duke shtangur kundërshtaret. Kjo ishte pika e parë për vajzat e Grimës dhe goli i katërt në 6 ndeshje të zhvilluar deri më tani, teksa pozicionohen në fund të klasifikimit në Grupin 2, që kryesohet nga Zvicra me 15 pikë pas 5 fitoresh.

Related posts

Perëndimi i një “shembullori”/ Ish-lojtari i kombëtares është shumë i pafat

Isa.Autor

BEFASON HAZARD/ E nënvlerësojnë, por ai është më i miri në botë

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Serie A në kaos, të gjithë presidentët kryejnë testin anti-covid

Delo.autor

Leave a Comment