Futboll Seria A Sport

SUNING DËSHIRON FUQIZIMIN E INTER/ Pronarët “Zikaltër” në kërkim të burimeve të reja financiare

Gjigandi kinez “Suning” po kërkon burime të reja financiare për Interin për një kapital të ri që ka filluar disa javë më parë.

Kjo u zbulua nga “Il Sole 24 ore”, i cili në artikullin e shkruar nga Karlo Festa shpjegon se një dokument dhjetë faqesh kushtuar Interit po qarkullon për disa kohë midis investitorëve të huaj, një dokumentacion konfidencial mbi klubin zikaltër.

Thashethemet janë se “Suning” po heton tregun për të gjetur kapital të ri, por siç shpjegon media italiane, ka disa mundësi prapa kësaj zgjedhjeje. Klubi zikaltër ka nevojë për para të freskëta, gjithashtu për të qenë në gjendje që të kënaqin Antonio Konten në merkaton e janarit, por për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi dhe kufizimeve në futboll të vendosura nga qeveria e Pekinit, momenti sigurisht nuk është më i lehti.

Për më tepër, duhet të mbahet mend se Interi ka një brand me vlerë totale 375 milion euro që maturohet në 2022 dhe për disa kohë kompania ka lëvizur me këshilltarë për ta rifinancuar atë.

Grupi kinez në të kaluarën gjithmonë ka mohuar thashethemet në lidhje me pretendimin e gatishmërisë për të shitur shumicën e aksioneve të tij (68.55%), por mundësia e një shitje të një aksioni të mëtejshëm tek një aksioner i pakicës mbetet i hapur, i cili mund të mbështesë LionRock (i cili tani mban 31.05%) ose të marrë përsipër nga fondi me bazë në Hong Kong.

Related posts

INTER HEQ DORË/ Lazio hidhet sërish në sulm për Kumbullën. Tare dërgon tjetër ofertë te Verona

Delo.autor

Zidane pas humbjes: Dua që sezoni të mbarojë sa më shpejt

Delo.autor

NUK KANË GJETUR RRJETËN ENDE/ Ja 11 yjet që nuk kanë shënuar akoma në kampionat (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment