Futboll Seria A Sport

GARË E FORTË PËR BARELAN/ Tre gjigantë të futbollit europian nuk i ndajnë sytë nga mesfushori i Interit

Gjigantët e Premier Ligës, Liverpuli dhe Totenhemi, po monitorojnë me kujdes situatën e yllit të Interit, Nikolo Barela. Me mungesën e golave të kampionëve këto kohët e fundit, Jyrgen Klop interesohet për një fantazist të ri, ndërsa “Spërsat” kërkojnë më shumë magji në mesfushën e tyre, duke qenë se këtë rol së fundmi e ka marrë sulmuesi Herri Kejn. Sipas “The Guardian”, Zhoze Murinjo interesohet për 23-vjeçarin, i cili është regjisori i skuadrës së Interit këtë sezon. Megjithatë, portugezi do të ketë konkurrencën e kampionëve të Anglisë, por edhe Bajernit të Mynihut, që gjithashtu po e monitoron talentin italian.

Skautët e këtyre klubeve po e shohin me shumë kujdes, edhe pse do të jetë e vështirë t’i shkëputet një yll skuadrës së Antonio Kontes, duke qenë se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024. Në rast se do të ketë një shans që Barela të transferohet nga “San Siro” ajo nuk pritet të jetë këtë muaj, por në verë. Pas huazimit të tij tek Interi nga Kaljari në vitin 2019, përpara se transferimi të bëhej përfundimtar, Barela ka dhënë 16 asiste dhe shënuar 6 gola në 66 prezencat e tij me fanellën zikaltër. Këtë sezon, mesfushori ka luajtur në të 18-ta ndeshjet e Interit në Serinë A.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ LEICESTER/ Flet trajneri Guardiola: Ai e fitoi ndeshjen për ne…!

Delo.autor

TENIS/ Federer konfirmon “Tokio 2020”, në Olimpiadë për të pestën herë

Delo.autor

EMERY PËSON NJË GODTJE TË RËNDË/ “Topçinjtë” mposhten nga Crystal Palace dhe rrezikon të…

Delo.autor

Leave a Comment