Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Alexis Sanchez zbulohet… aktor. Sulmuesi i Inter debuton në filmin…

Fusha u rikthye të flasë para tre ditësh. Pas disa javësh ndalesa për shkak të një problemi muskulor, rinisja e stërvitjeve do të jetë një rast edhe për të vlerësuar rikthimin në grup të Aleksis Sançezit. Ndërkohë, kiliani i Interit ka debutuar si aktor dhe në premierën italiane të filmit “Mi amigo Alexis” përpara 300 juristëve të “Giffoni Film Festival”, ka qenë një sukses

Një histori futbolli, por edhe mjerimi dhe këmbënguljeje në ndjekjen e ëndrrave të tij, me periferinë e varfër të Kilit në sfond, ku Aleksis interpreton veten: idhullin e një fëmije, Tito, 12 vjeç. Takimi është realizimi i një ëndrre dhe nisja e një miqësie që u lejon të dyve të takohen: për djalin zbulimi i rrugës së vërtetë të jetës, për Sançezin ribashkimi me vendet dhe historinë e fëmijërisë së tij që kujtojnë arsyen për të cilën dashuron futbollin. “Të tjerët do të habiten nga interpretimi i Sançezit”, është shprehur regjisori Alehandro Fernandez Almendras.

Related posts

HIDHET SHORTEU I NATIONS LEAGUE/ Spikat supersfida mes Italisë dhe Spanjës, zbuloni duelet e fazës gjysmëfinale

F.autor

PLAS TEK VLLAZNIA/ Stafi eviton përleshjen fizike të 2 futbollistëve. Ja prapaskenat e konfliktit…

Delo.autor

I “THUR” ELOZHE/ Gatusso: Të rrallë lojtarët si Hysaj, ka shtatë vite që luan kështu

F.autor

Leave a Comment