Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“DO TË LARGOHEM NGA YOUNG BOYS”/ Sulmuesi Seferi zbulon të ardhmen në video live

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi nuk do të jetë më pjesë e kampionëve të Jang Bojsit. Lajmi është konfirmuar nga vetë 24-vjeçari, nëpërmjet një lidhje live në “Instagram”me Frederik Veselin.

I ngacmuar nga ky i fundit për zërat e fundit për një akord të mundshëm me Shkëndijën e Tetovës, Seferi nuk i mohoi në mënyrë kategorike këto zëra, teksa theksoi se nuk ende s’ka diçka konkrete.

“Pse nuk iu kthen përgjigje fansave për Shkëndijën vëlla, ku do transferohesh”?- ishte ngacmimi i Veselit.

“Nuk ka diçka konkrete për sa i përket Shkëndijës. Po të kishte do ta kasha bërë publike vetë. Për momentin ndodhem në Maqedoni, pranë familjes. Për pak ditë do të kthehem në Zvicër, për të diskutuar me klubin. E sigurt është që do të largohem nga Jang Bojsi në janar. Nuk e kemi  vendosur ende të ardhmen. Shpresoj të shikohemi në mars”, deklaroi Seferi gjatë bashkëbisedimit me mbrojtësin e Kombëtares.

Related posts

SKANDAL TEK BARCELONA/ Presidenti bashkëpunon me një kompani për prishjen e imazhit të kundërshtarëve dhe lojtarëve

Delo.autor

E FUNDIT/ Sherri në stadiumin “Selman Stërmasi”, policia shoqëron 6 persona. Shumica janë…

Delo.autor

Guardiola përgëzon të tijtë: Luajtën shumë mirë ndaj 10 vetave në zonë

Q.Autor

Leave a Comment