Formula 1 Sport

“NUK KAM NDËRMEND TË TËRHIQEM”/ Flet piloti britanik Hamilton: Dua që sezonin tjetër të..

“Nuk kam ndërmend të tërhiqem. Po shijoj momentin, por jam në kërkim të stimujve të tjerë për të ardhmen”, u shpreh Lewis Hamilton, pas zërave se mund të tërhiqet në fund të vitit 2020, pasi të përfundojë kontratën që ka me makinën Mercedes.

“Dua që sezonin tjetër të fitoj titullin e 7-të kampion. E urrej veten kur humbas një garë edhe pse jo kaq shumë sa kur isha i ri që nevrikosesha shumë”, u shpreh britaniku, 6 tituj kampionë bote në Formula 1.

Gjithsesi, Hamilton e di mirë se sezonin e ardhshëm do të hasë në një rivalitet më të madh.

“Leclerc dhe Verstappen do të jenë kampionët e ardhshëm të botës, por shpresoj jo vitin tjetër. Janë të rinj dhe pilotojnë mjaft mirë, por përvoja ime mund të bëjë diferencën për t’ia dalë sërish mbanë”, tha Hamilton.

Related posts

E PAPRITUR/ Higuain “nderohet” për ndeshjen kundër Juves: Fiton çmimin “Tapiri i Artë”

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Përballjet Liverpool-Leipzig dhe Benfica-Arsenal në rrezik për shkak të…

Delo.autor

James Rodriguez rikuperon pas dëmtimit, do të luajë ndaj Anglisë

Sadik.Autor

Leave a Comment