Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MBYLLI AVENTURËN NË KAMPIONATIN NORVEGJEZ/ Pritet të bëjë vizitat mjeksore, një tjetër shqiptar kalon në Superligën turke

Një tjetër lojtar shqiptar pritet të kalojë në kampionatin turk. Sipas raportimeve të fundit nga mediat turke, sulmuesi nga Kosova, Zymer Bytyqi është pranë kalimit te skuadra e Superligës turke Konjaspor.

24-vjeçari mbylli vetëm pak ditë më parë aventurën me skuadrën norvegjeze të Viking, ku luante nga viti 2015.

Thuhet se Bytyqi ka arritur marrëveshjen me Konjasporin dhe shumë shpejt pritet firma me skuadrën turke, ku do të nënshkruaje një kontratë për 2 vite e gjysmë. Gjithçka pritet të finalizohet ditën e martë, ku thuhet se lojtari do i nënshtrohet testeve mjekësore.

Related posts

E PABESUESHME! Barcelona e dinte që në korrik se “Jashtëtokësori” po largohej

Delo.autor

REALIZOI SUPER GOL NDAJ EGNATIAS/ Berisha: Jemi të dënuar për të fituar, nuk bëj garë me Mensah

Delo.autor

Mohamed Salah si Messi, i shënon super gol Watfordit

Q.Autor

Leave a Comment