Futboll Seria A Sport

Roma kërkon një mesfushor me tipare sulmuese, gati marrveshja me Dennis Preat 

Sezoni shumë i mirë te Sampdoria për Dennis Praet nuk ka mbetur pa u vënë re nga ekipet e mëdha të Serisë A. Fillimisht Juve dhe Inter por tashmë për fantazistin e ri belg po mendon seriozisht Roma që e shikon si pasuesin e mundshëm të Strootman.

24-vjeçari ka luajtur të gjitha ndeshjet në sezonin e tij të dytë në Serinë A duke u bërë i pazëvendësueshëm ndërsa tani është Monchi që dëshiron ta transferojë te verdhekuqtë. I blerë për 10 milionë euro dy sezone më parë, tani Sampdoria dëshiron të paktën 18-20 milionë euro për belgun i cili ka dhënë edhe “ok” për të luajtur me Romën.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mungon zyrtarizimi. Spanja dhe Franca drejt vendimit drastik mbi finalet e Kupave!

Delo.autor

E FUNDIT/ Bayern Munich arrin akordin me Leon Goretzka-n

Q.Autor

NUK ËSHTË NË PLANET E GUARDIOLËS/ Ja çmimi “marramendës” i Leroy Sane për kalimin te Bayern Munich

Delo.autor

Leave a Comment