Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester City mposht “Blutë e Londrës” dhe ngjitet në vendin e pestë në renditje

Manchester City ka marrë një fitore bindëse dhe të rëndësishme në Premier League.

Qytetarët, në fakt, kanë mundur 3-1 Chelsea-n në Stamford Bridge dhe janë ngjitur në vendin e pestë të renditjes me 29 pikë.

Një fitore që është siguruar në 34 minuta nga lojtarët e Pep Guardiola-s falë golave të Gundogan (18′), Foden (21′) dhe De Bruyne (34′).

Belgu ka shënuar katër gola kundër Chelsea-t në Premier League; numri më i madh i golave i shënuar nga një ish-lojtar kundër Bluve në kampionat.

Goli i ngushëllimit për vendasit është shënuar nga Hudson-Odoi (92′).

Tjetër rezultat zhgënjyes për londinezët, që tani kanë zbritur në vendin e tetë të renditjes me 26 pikë.

Related posts

“PLESHTI” ISHTE NJË HAP LARG BARCELONËS/ Jorge Valdano: Kam patur frikë për Messin

Delo.autor

David Luiz ‘ultimatum’ Chelseas: Titullar ose largohem!

Q.Autor

Zgjidhet e ardhmja, mbrojtësi Qaqi firmos me Kukësin

Sadik.Autor

Leave a Comment