Bundesliga Futboll Sport

NIS VITIN 2021 ME SPEKTAKËL/ Bayern Munich mposht me “MANITA” Mainz dhe merr kryesimin

Bajerni i Mynihut e ka nisur me spektakël vitin 2021, teksa ka mposhtur me rezultatin 5-2 me përmbysje Maincin.

Ndeshja nisi keq për skuadrën e Flik, që e mbylli pjesën e parë në disavantazhin e 2 golave, pasi për Maincin shënuan Burkardt në minutën e 32’ dhe Hak në minutën e 44’.

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, me bavarezët që shënuan plot 5 herë, fillimisht me Kimish në minutën e 50’, për të vazhduar më pas me Sane në minutën e 55’, Zyle në minutën e 70’ dhe dopieta e Levandovskit në minutat 76’ dhe 83’.

Me këtë fitore, Bajerni merr kryesimin e renditjes me 33 pikë, 2 pikë më shumë se Lajpcigu i vendit të dytë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Behrami largohet nga Serie A, transferohet në Zvicër. Ja përfitimet

Delo.autor

Sa i pafat 75 milionëshi, mungon kundër Manchester Cityt (FOTO)

Q.Autor

NGA NJË YLL MES PARISIT TANI I PADËSHIRUAR/ PSG kërkon “të heqë qafe” Neymar, braziliani nuk mendon kështu

F.autor

Leave a Comment