Futboll La Liga

Coutinho kalon një 24 orësh për t’u harruar në Barcelonë

Shtëpia e re e Philippe Coutinho në Barcelonë u vodhë mbrëmjen e të hënës, ndërkohë që ai ishte jashtë për darkë me familjen e tij. Ish-ylli i Liverpool-it u kthye në shtëpinë e tij në orët e para të martën në mëngjes ku ai zbuloi se shtëpia i ishte vjedhur nga hajdutët.

“Sky Sports News” shkruan se hajdutët ishin larguar pak përpara se të ktheheshin Coutinho dhe familja e tij ndërsa nuk kishin marrë sende me vlerë. Raportet në Spanjë thonë se Coutinho po zhvillon ndërtime në shtëpinë e tij, gjë që e bëri më të lehtë për hajdutët të futeshin në pronë e tij. Më herët policia i mori mesfushorit Audi e tij 4×4 pasi ai kishte parkuar në një vend të palejuar në rrugë në Barcelonë.

Related posts

COPPA ITALIA/ Pas një asist nga Leao, Giroud ndëshkon Lazion (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Gjigantët e Championsit ofertë “faraonike” për Dembele, thyejnë rekordin e transferimeve?

Isa.Autor

E ARDHMJA E SADIKUT NË TURQI/ Sulmuesi i Kombëtares drejt Trabzonsporit, ja shifra e akordit

Delo.autor

Leave a Comment