Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Inter dhe Conte në ankth për bomberin Lukaku, por gjendja e tij fizike…

Gjendja fizike e Romelu Lukakut (padiskutim lideri i Interit dhe ndër sulmuesit më të mirë në botë momentalisht) mbajnë në ankth Antonio Conte dhe të gjithë tifozët e Interit.

Sot nuk do të jetë dita në të cilën kushtet e tij fizike do të komunikohen në funksion të ndeshjes kundër Sampdoria. Belgu bëri një punë të personalizuar në mëngjes dhe nesër ai do t’i nënshtrohet një testi MRI, që do të largojë dyshimet.

L'infortunio di Lukaku non sembra grave, ecco quando può rientrare

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, prania e tij në transfertën në Xhenova ndaj Sampdorias nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh se dëmtimi nuk duket të jetë serioz.

Edhe trajneri Conte i pyetur pas ndeshjes tha se “nuk jam i shqetësuar pasi Lukaku doli sapo ndjeu një dhimbje dhe bezdisje, kështu që e bëmë ndërrimin për të mos rrezikuar. Nuk besoj të jetë diçka serioze”.

Belgu deri tani ka shënuar 12 gola me fanelën e Interit në këto 15 javët e para të kampionatit.

Related posts

Pesë gjërat pozitive të REALIT në ndeshjen hapëse të La Ligas pa RONALDON

Isa.Autor

Shënohet goli i parë në ndeshjen midis Les Herbiers – PSG-së (VIDEO)

Sadik.Autor

CR7 MPOSHTI KORONAVIRUSIN/ Portugalia thërret Ronaldon, Juventus në ankth

Delo.autor

Leave a Comment