Futboll Seria A Sport

SITUATA E COVID-19 TEK JUVJA/ Ja vendimi i fundit i bardhezinjve para ndeshjes me Milanin sot në mbrëmje

Bie alarmi i shtyrjes së superndeshjes së kampionatit Milan-Juventus. Te bhardhezinjtë nuk janë shënuar sot raste pozitive me “COVID” dhe i gjithë ekipi është nisur drejt Milanos për të zhvilluar me “Djallin” ballafaqimin e parë të shumëpritur të këtij sezoni.

Te Milani ka 5 mungesa prej dëmtimeve dhe kartonave, ndërsa te bardhezinjtë dy lojtarë (Kuadrado dhe Aleks Sandro) janë infektuar me koronavirus, ndërsa sulmuesi Alvaro Morata është dëmtuar. Klubi bardhezi ka publikuar në rrjetet sociale dhe lojtarët e grumbulluar.

Dje u paralajmërua në mediat italiane se ndeshja Milan-Juventus mund të shtyhej nëse rritej numri i rasteve pozitive me “COVID”, por për fatin e mirë një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tifozët do të kenë sot mundësinë të ndjekin këtë supersfidë.

Related posts

PAS SKANDALIT ME RROGAT/ Kahn: Do të bashkëpunojmë me drejtësinë për të zbardhur të vërtetën

Delo.autor

“JANË SHUMË TË KËQINJ”/ Sulmuesi Joaquin kundër arbitrave: Do të vijë dita kur para se të japin një karton, do të…

Delo.autor

SULMON PREMIER LEAGUE/ Mourinho: Nisi shtrembër që në fillim, ka shumë padrejtësi…

F.autor

Leave a Comment