Futboll Premier League Sport

I SHËNOI DOPIETË KAMPIONËVE TË EUROPËS/ Sulmuesi i Watford: Me rrogën e parë i bleva babait disa…

Për të realizuar ëndrra të mëdha, duhet të qëndrosh më këmbë në tokë, dhe të ngulitura fort i ka sulmuesi i Uotfordit, Ismaila Sarr, i cili përpara se të transferohej në Angli, refuzoi edhe Barçën.

Çmenduri ose jo, Sarr po nisë ta shijojë karrierën e tij, teksa fundjavën e kaluar fitoi faqet e para, duke i realizuar një dopietë Liverpulit, në fitoren 3-0 të Uotfordit.

I intervistuar nga televizioni i klubit, ai tregoi edhe dhuratën më të bukur që ka bërë me rrogën e parë sivjet: “Babai im punon në një fermë delesh, por ëndrra e tij ka qenë që të kishte një të vetën.

Prandaj, me rrogën e parë i bleva disa dele dhe një vend ku të merrej me to. I plotësova ëndrrën e jetës dhe kjo më bën më të lumtur, sesa dy golat ndaj Liverpulit”, tha Sarr.

Related posts

“TREMB” JUVENTUS ME DEKLARATËN/ Ylli Morata: Do të ishte mirë të stërvitesha nga Simeone përsëri

Delo.autor

Udhëtoi mbi 3000 km për të parë Anglinë, por harroi biletën në shtëpi. Britanikët e ndihmojnë, por…

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Chelsea merr kerun e grupit me “POKER”, Werner është unik

Delo.autor

Leave a Comment