Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Tirana e zyrtarizoi, Partizani tenton të “rrëmbejë” Taulant Seferin

U zyrtarizua si lojtari më i ri i Tiranës, por Taulant Seferin mund ta shikojmë në Kategorinë Superiore me fanellën e Partizanit.

Sulmuesi i Kombëtares së fundmi është në bisedime me të kuqtë dhe një marrëveshje mund të arrihet në orët e ardhshme. Sipas “Supersport”, ka pasur bisedime së fundmi mes përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve të Partizanit, madje ka patur bisedime edhe me klubin zviceran të Jang Bojs, që zotëron kartonin e futbollistit.

Kujtojmë se Tirana e zyrtarizoi si afrimin më të ri Seferin, por goditja që bardheblutë morën nga FIFA për bllokimin e merkatos, ka bërë që Partizani të tentojë të rrëmbejë sulmuesin. Formula që punohet është e njëjta si në rastin e transferimit të munguar tek Tirana, më konkretisht huazim deri në fund të sezonit, teksa pagesa mund të ndahet mes klubit zviceran dhe atij shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

SHËNOI GOLIN E PARË NË SERIA-A/ Talenti i Interit shpërthen në lot: Nuk mund të ëndërroja…

Delo.autor

RENDITJA E RE FIFA-S/ Shqipëria rrëshqet, Kosova thyen rekord (FOTO)

Delo.autor

MODELJA SEKSI/ Alicia Verrando ndahet nga Bernardo Silva, sërish në “merkato” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment