Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RENDITJA E RE FIFA-S/ Shqipëria rrëshqet, Kosova thyen rekord (FOTO)

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të shteteve për muajin qershor, shkruan Syri.net.

Shqipëria ka humbur 4 vende nga renditja e mëparshme, duke u renditur aktualisht në pozicionin e 66-të.

Shkak për humbjen e 4 vendeve në renditje u bë disfata me Islandën.

Ndërkohë, në krahasim me renditjen e muajit të kaluar, Përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur 6 vende.

Barazimi me Malin e Zi dhe fitorja në transfertë me Bullgarinë kanë bërë që “Dardanët” të rikuperojnë 6 vende, duke u ngjitur nga pozicioni i 127-të në atë të 121-të, me 1149 pikë nga 1124 që kishte më parë.

Ky është pozicioni më i lartë në të cilën është renditur ndonjëherë Kosova.

Related posts

“FRANCE FOOTBALL” PUBLIKON EMRAT/ Sa shumë yje, ja formacioni më i mirë i dekadës së fundit

Delo.autor

ZYRTARE/ Milan-Emirates, rinovohet kontrata deri në vitin 2023! Ja sa do të arkëtojnë “Kuqezinjtë”

Delo.autor

INTER ZYRTARIZON LARGIMIN E ICARDIT/ Shikoni çfarë i ka bërë së fundmi blerjes së re (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment