Futboll Kategoria Superiore Sport

FINALIZON ME SUKSES OPERACIONIN/ Partizani arrin akordin me mesfushorin e Bylisit, ja kur do të nisi stërvitjen…

Partizani ka finalizuar me sukses operacionin e transferimit të kapitenit të Bylisit, Valentino Murataj. Mesfushori është një preferencë e “demave” që prej verës së vitit të kaluar, bashkë me mesfushorin tjetër të ballshiotëve, Donald Mëllugja. “Panorama Sport” mëson se të kuqtë kanë arritur marrëveshjen 24-vjeçarin dhe nga nesër ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Prej ditësh klubet ishin futur në bisedime dhe tashmë marrëveshja është finalizuar me sukses. Nga ky transferim i Muratajt te 16-herë kampionët e Shqipërisë, Bylisi pritet të përfitojë një shumë të konsiderueshme.

Edhe Mëllugja është një lojtar që pëlqehet nga trajneri Ilir Daja, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet. Nuk përjashtohet mundësua që të dy lojtarët e Bylisit të zyrtarizohen njëkohësisht me fanellën e kuqe.

Related posts

LIVE/ Derbi i Londrës: Mbyllet ndeshja Liverpool-Manchester City. Rezultati 2-2

Delo.autor

UEFA PUBLIKON NDARJEN E GRUPEVE/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit, Teutës dhe Laçit në Europa League

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas 18 minutash lojë, sulmuesi Muriqi ndëshkon Gjeorgjinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment