Futboll Premier League Sport

KRITIKON TIFOZËT E ARSENALIT/ Pochettino: Ai u soll me të vërtetë shumë mirë, duhet të jeni…

Mesfushori i Tottenhamit ishte “shumë i ndershëm dhe profesional” me atë se si ka reaguar kur është gjuajtur me një shishe nga tribunat, ka thënë menaxheri i tij.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino beson që Dele Alli nuk ka reaguar ashpër pasi që është goditur në kokë me një shishe gjatë ndeshjes çerekfinale në Carabao Cup të mërkurën.

“Mendoj se ishte një reagim i mahnitshëm. Në një vend tjetër, ndoshta lojtari do të rrëzohej në fushë dhe do të krijonte një problem të madh”, tha trajneri i Spurs në konferencën për shtyp para ndeshjes së ditës së diele kundër Evertonit”.

“Dele është shumë i ndershëm dhe profesionist. Ai u soll me të vërtetë shumë mirë. Sjellja e tij ishte për çdo lëvdatë. Mendoj që njerëzit në Arsenal, klubi, duhet të jenë mirënjohës me të sepse ndoshta në një situatë më ndryshe lojtari do të shtrihej në tokë dhe do të krijonte një problem të madh që vështirë do të ishte i menaxhueshëm për gjyqtarët dhe tifozët aty”.

“Shpesh atë e kritikojnë, sidomos në të kaluarën  për veprimet gjatë ndeshjes, por është mirë që tani ta lëvdojnë këtë super sjellje të tij”.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat të enjten, Arsenali ka konfirmuar se e kanë identifikuar personin dhe kanë fotografinë e të dyshuarit dhe janë duke punuar me policinë metropolitane për ta dënuar atë.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN DANEZ/ Fitore dramatike, Muçolli gjen rrugën e rrjetës me Vejlen (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Çmimi i Madh i Stirias: Dominon Mercedes, Ferrari bën “harakiri”

Delo.autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ “Të Kuqtë” dyfishojnë avantazhin, shënon Firmino

Delo.autor

Leave a Comment