Futboll

Lajme të mira për të kuqtë, Partizani me forca të plotë në Korçë

Partizani nuk do të kursehen para Skënderbeut. Të kuqtë do të luajnë me forca të plota ndaj kryesuesve, ndryshe nga sa ndodhi me Kukësin. Klubi ka vendosur që të rikthejë Idriz Bathën dhe Lorenc Trashin për ndeshjen e javës së 21-të.

Drejtuesit do të paguajnë për dy mesfushorët e pezulluar nga Komisioni i Disiplinës për protesta dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes me Laçin në Kupën e Shqipërisë.

Ata u dënuan me dy ndeshje dhe me nga 1 milion lekë (të vjetër) gjobë, megjithatë rregullorja u jep të drejtën që gjysmën e dënimit ta konvertojnë në vlerë monetare.

Partizani do të derdhë në arkën e FSHF-së nga 1 milion lekë për secilin (veç gjobës fillestare) dhe, më pas, stafit teknik i lind automatikisht e drejta që t’i përdorë për këtë ndeshje.

Grupit këtë javë i shtohet edhe Gerhard Progni, i cili nuk luajti të hënën, pasi kishte plotësuar numrin 4 të të verdhëve. I vetmi që e humb këtë javë është Milan Kulum, i cili mori të kuq.

Në kuadër të dënimeve disiplinore, vijon i pezulluar Sulejman Starova. Trajneri ka ezauruar deri më tani 5 ndeshje nga 8 në total.

 

Related posts

STATISTIKAT/ Gjimshiti shkëlqen ndaj Olympiacos, 92% të pasimeve të sakta. Ja nota e mbrojtësit “kuqezi”… (FOTO)

Delo.autor

PRAPASKENA/ Ronaldo largoi trajnerin Sarri, ja çfarë kushti i vendosi Agnellit!

Delo.autor

E PABESUESHME/ PANUCCI në telashe, rrezikon të përfundojë në POLICI sepse ka…

Isa.Autor

Leave a Comment