Futboll Premier League Sport

CARABAO CUP/ Dyshja Stones-Fernandinho mposht Manchester United dhe siguron biletën në finale

Manchester City ka mposhtur 2-0 Manchester United në gjysmëfinale e Carabao Cup dhe është kualifikuar në finale.

Ndeshja e luajtur në Old Trafford është vendosur në pjesën e dytë.

Qytetarët e kanë zhbllokuar sfidën në minutën e 50-të me John Stones dhe e kanë mbyllur atë me Fernandinho-n në të 83-ën.

Braziliani (35 vjeç e 247 ditë) është golashënuesi më i vjetër i City-t në këtë kompeticion pas Frank Lampard (36 vjeç e 96 ditë) kundër Sheffield Ëednesday në shtatorin e 2014-ës.

Skuadra e Pep Guardiola do të përballet në finale me Tottenham-in e Jose Mourinho-s.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Jo vetëm Europiani, shtyhet për vitin e ardhshëm edhe kompeticioni tjetër i rëndësishëm

Delo.autor

HISTORI E VEÇANTË/ “Alkoolisti” Gosens, ylli i ri i “Euro2020”. Tani edhe Angela Merkel krenohet me të

Delo.autor

NGA MBROJTJA NË SULM/ Njihuni me 5 futbollistët e preferuar të Silvinjos për vitin 2024

F.autor

Leave a Comment