Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Sulmuesi Olainka drejt skuadrës së madhe gjermane, tek Skënderbeu fërkojnë duart

Piter Olainka është gati të bëjë hapin e madh në karrierë! Sipas asaj që raporton media e njohur gjermane “Kicker”, sulmuesi është pranë kalimit te skuadra e Leverkusenit.

Trajneri holandez Peter Bozh ka mbetur i surprizuar nga paraqitjet e nigerianit në Ligën e Europës me Slavian e Pragës dhe e kërkon me çdo kusht në skuadrën që drejton. Klubi çek kërkon të paktën 10 milionë euro për ta lënë të lirë Olainkën, një shifër kjo e konsiderueshme për një klub me financa të mëdha si Leverkuseni.

Në rast se ky transferim i Olainkës në Gjermani do të realizohej, atëherë do të ishte një lajm shumë i mirë edhe për Skënderbeun, që gjithashtu zotëron 15% të kartonit të lojtarit dhe në këtë mënyrë do të mbusheshin arkat e klubit korçar, në këtë situatë të vështirë që po kalojnë.

Related posts

REALIZOI DOPIETË DHE 1 ASIST/ Mesfushori Rroca “shpërthen” në Turqi. Ja statistikat dhe vlerësimi për shqiptarin…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KASHIMAS/ Marcelo: Ai është një nga lojtarët më të mirë në skuadër, nuk duhet…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Acerbi për sulmuesin e Italisë: Ai meriton të fitojë ‘Topin e Artë’

Delo.autor

Leave a Comment