Futboll La Liga Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Refuzimi i mbrojtësit Ramos, si u kris kapiteni me Real Madrid

Serxho Ramos dhe Reali i Madridit nuk po kuptohen. Kapiteni dhe presidenti i klubit nuk po gjejnë dakordësinë dhe me idetë e tyre po ndjekin rrugë krejt të kundërta nga njëri-tjetri. Takimi që patën të shtunën e kaluar përfundoi pa një marrëveshje.

Të dy ishin ballë për ballë njëritjetrit dhe ndodhi në “Valdebebas” përpara ndeshjes me Selta Vigon. Pak më vonë, të dy rastisën në tunelin e stadiumit kur futbollistët po dilnin në fushën e lojës. Aty tashmë e dinin mendimin e njëri-tjetrit për rinovimin dhe rrugët e tyre po ndaheshin.

Reali i Madridit i ofron Ramosit një vit kontratë me të njëjtat kushte ekonomike si kontrata aktuale (me rrogë 12 milionë euro në sezon). Kësaj rroge do t’i zbritet edhe 10% ashtu si të gjithë pjesës tjetër të skuadrës për shkak të krizës nga pandemia.

Nga ana tjetër, Serxho Ramos kërkon 2 vite kontratë dhe mbi të gjitha që ulja e rrogës të mos jetë ekzistuese në kontratën e re që do të rinovojë. Ai dëshiron që kjo gjë të mos jetë e detyrueshme, por ta bëjë vetë me iniciativën e tij. Më e keqja është që për momentin nuk ka një datë tjetër për takim të dytë mes Ramosit dhe presidentit të Realit, Florentino Perez. Lojtari është i lirë që të negociojë me kë skuadër të dojë dhe klubi është i lirë që të kërkojë alternativa në merkato.

E përbashkëta është që as njëri dhe as tjetri nuk duan ta zgjasin shumë në kohë këtë temë, por t’i japin zgjidhje sa më shpejt. Zinedin Zidan nuk do probleme në ambientin e tij dhe kërkon që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt. Kjo qetësi nuk duket lehtësisht e arritshme. Tensioni është shfaqur në skuadër sepse përveç kapitenit, edhe Lukas Vaskez është ai që nuk ka pranuar të rinovojë kontratën.

PROBLEMET – Askush nuk dyshon te impenjimi dhe rendimenti i Serxho Ramosit, por klubi kërkon të vazhdojë me idenë e rinovimeve nga një vit për futbollistët që janë në një moshë të caktuar. Kërkon që të gjejë formula të ndryshme, por ato nuk po shfaqen në horizont.

Lukas Vaskez nga ana e tij pretendon më shumë nga ato që i janë ofruar. Ai kërkon një kontratë 3-vjeçare dhe ka refuzuar ofertën e parë, ashtu si Ramosi. Edhe mesfushori e ka rritur nivelin e tij në fushën e lojës dhe ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm. Asnjëri nga rastet duket se nuk është i lehtë për t’u zgjidhur.

Kriza ekonomike që ka kapluar Realin është problemi më i madh. Në zyrat e “Bernabeu”-t janë të qartë se kanë bërë ofertat e duhura dhe nuk kanë ndërmend që të ndryshojnë. Ata madje i mirëkuptojnë futbollistët që kanë pretendime ekonomike dhe bëjnë mirë që shohin oferta të tjera nga skuadra të ndryshme në Europë.

Related posts

Benatia lëshon BOMBËN/ Goli i Ronaldo nuk ishte i rregullt, gjyqtarët kanë frikë…

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Takim me agjentin në zyrat e klubit, Interi vendos në “shënjestër” sulmuesin e Napolit

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ora e “çmendur” e RONALDOS, as s’ju shkon ndërmend sa kushton

Isa.Autor

Leave a Comment