Futboll Sport

AS ITALIA DHE AS RUSIA/ E ardhmja e Hysajt merr një tjetër “trajektore”. Futbollisti i Kombëtares drejt transferimit te…

E ardhmja e futbollistit të Kombëtares, Elseid Hysaj është shndërruar në një “telenovelë”. Pas Romës, Juventusit dhe Spartakut të Moskës, së fundi në skenë për shërbimet e shqiptarit ka dalë edhe klubi francez i Marsejës.

Sipas asaj që raporton media e njohur franceze “L’equipe”, emri i 26-vjeçarit, ndodhet në tryezën e gjigantëve të Olimpik Marsejës. Kujtojmë që në të kaluarën te ky ekip është aktivizuar kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, i cili ka qenë lider te francezët.

Transferimi i Hysajt te Marseja mund të ishte një mundësi ideale për shqiptari, duke qenë se aktivizimi te Napoli kohët e fundit ka qenë me pikatore.

Related posts

Sot Manchester United-Liverpool; klasikja e nxehtë për vendin e dytë

Q.Autor

Hidhet shorti në FSHF, ja çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Sadik.Autor

PAS PËRPLASJES PUBLIKE ME “PLESHTIN”/ Ja arsyet përse Abidali i shpëtoi shkarkimit

Delo.autor

Leave a Comment