Futboll

Gjyqtari i njohur spanjoll: Suarezit iu mohua penalltia e pastër ndaj Chelseat (FOTO)

Rudiger e rrëzoi Luis Suarezin derisa po vraponte brenda 16-metershit. Suarez reagoi furishëm pasi nuk iu akordua penalltia e kërkuar. Dhe e gjitha përfundoi me Messin që shënoi gol.
Luis Suarez u ndëshkua për shkak të protestimit të ashpër pasi iu mohua penalltia mbrëmë në ndeshjen mes Chelseat dhe Barcelonës në “Stamford Bridge” në Ligë të Kampionëve, transmeton Express.

Gjyqtari i njohur spanjoll, Iturralde Gonzalez, ka thënë për të përditshmen spanjolle AS: “Ishte penallti, Rudiger erdhi nga mbrapa dhe e rrëzoi atë [Suarezin] duke ia kurthuar këmbët”.

Edhe pse Suarezit iu mohua penalltia, lejimi i vazhdimit të lojës nga gjyqtari turk Cuneyt Cakir përfundoi me Barcelonën që shënoi për ta barazuar rezultatin, pasi Chelsea ia fali Iniestas topin e fituar momente më parë.

Pas golit, Suarez u ndëshkua për protestimin për penallti.

 

Related posts

Nga kapiten i Kombëtares, për Roshin ndeshja e tretë radhazi që ndërrohet

Sadik.Autor

Raiola del në skenë për të prishur momentin perfekt të Milanit

Q.Autor

SHITJA E AKSIONEVE TË INTER/ Marotta: Presidenti Suning është duke vlerësuar mundësinë e…

Delo.autor

Leave a Comment