Futboll La Liga Sport

BARAZIM NË “PAQE”/ Real Madrid shpërdoron shanset e pastra për shënim dhe ndan pikët me Osasuna-n

Real Madridi ka gabuar gjithçka në ndeshjen kundër Osasunas. Kampionët e Spanjës nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në transfertë kundër modestëve të La Ligas.

Madrilenët u shfaqën pa grintë dhe nuk kishin shpirtin e duhur të garës. Ata dominuan lojën, por nuk arritën që të gjenin golin. Shanset e pastra për shënim munguan, ndërsa Osasuna u mbrojt mirë.

Vendasit ishin të vendosur mirë në mbrojtje dhe nuk u çanë nga Hazard, Asensio dhe Benzema. Reali tashmë mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, 1 më shumë se Atletico dhe me 3 ndeshje më shumë.

Related posts

SFIDA NDAJ CHIEVOS/ Spalletti: Të shohim vetëm atë çfarë ndodh në fushë, për të…

Isa.Autor

Ahmataj: Ndaj Lushnjës nuk ka favoritë, duam patjetër fitoren

Sadik.Autor

Ja sa do paguajë Coutinho nga xhepi i tij për të kaluar te BARCELONA

Q.Autor

Leave a Comment