Futboll Seria A Sport

SFIDA E BARAZIMEVE DHE GOLEADAVE/ Inter kërkon të rikthehet tek fitorja ndaj Romës, por…

Pas skandalit “Calciopoli” të shpërthyer në verën e vitit 2006, i cili pa zbritjen e Juventusit në Serinë B, Interi dhe Roma ndezën një duel të ashpër mes tyre për 3-4 sezone me radhë për titullin kampion, por edhe sivjet, në “pjatë” është sërish “Scudetto”. Pas 16 javësh kampionat diferenca mes zikaltërve të vendit të dytë (36 pikë) dhe verdhekuqve të vendit të tretë (33 pikë) është vetëm një fitore larg (Roma vuan edhe një humbje në tavolinë, pas barazimit pa gola me Veronën, për çështjen “Diavara”).

Prandaj sfida e të dielës në mesditë (ora 12:30) merr një rëndësi më të madhe sesa thjesht tri pikët. Nëse nga njëra anë Interi duhet të reagojë pas disfatës me Sampdorian, kryeqytetasit vijnë nga një seri prej tri fitoresh radhazi bindëse dhe në “Olimpiko” janë më të egër se kurrë. Në të njëjtën kohë, ky impiant nuk është aspak fatlum për Interin, kur pritëse është Roma, siç tregojnë statistikat më poshtë. Por në të njëjtën kohë, të dyja skuadrat duan të prishin edhe një mallkim trepikësh që zgjat prej 5 ndeshjesh radhazi. Gjithsesi, më poshtë janë statistikat e plota:

– Interi dhe Roma kanë barazuar të pesta ndeshjet e tyre të fundit në Serinë A. Një seri më të gjatë barazimesh sesa Interi me Romën kanë vendosur vetëm Napoli me Torinon, 6 “X”, në vitin 1995.

– Sfida mes Romës dhe Interit është ajo që ka ofruar më shumë gola se kushdo tjetër në Serinë A: 503 realizime në 174 takime. Verdhekuqtë numërojnë 224 gola të realizuar, ndërsa zikaltrit 279.

– Interi ka fituar vetëm një nga 11 transfertat e fundit në Serinë A kundër Romës (5 fitore verdhekuqe dhe 5 barazime): 3-1 në gushtin e vitit 2017, kur në stol ulej Luçiano Spaleti. – Roma është e pamposhtur prej 12 ndeshjesh me radhë shtëpiake në kampionat (9 fitore dhe 3 barazime). Seria më e gjatë e vendosur në histori nga kryeqytetasit është 24 takime (shkurt 2017).Roma-Inter

– Interi ndërpreu ndaj Sampdorias një seri prej 11 ndeshjesh radhazi pa humbje (9 fitore dhe 2 barazime). Antonio Konte, që kur është ulur në stolin zikaltër e ka parë veten që të humbë dy takime radhazi vetëm një herë, pikërisht përpara pauzës së pandemisë, ndaj Lacios e Juves.

– Interi është skuadra që kryeson renditjen e golave nga zhvillimet e goditjeve të këndit (7 gola) dhe renditjen e realizimeve me kokë (8 gola), në këtë kampionat. Madje, edhe ndaj Sampdorias, goli i vetëm i De Vraj erdhi me kokë, pas një goditje këndi.

– Edin Xheko ka qenë protagonist në gjashtë nga 9 golat e fundit që Roma i ka shënuar Interit në Serinë A (1 realizim dhe 5 asiste). Sulmuesi boshnjak, i cili ka qenë në dy vitet e fundit një objektiv zikaltër, nuk ka qenë më i rrezikshëm. Nga debutimi i tij me Romën në sezonin 2017-2018, futbollisti aktual i Interit, Aleksandër Kolarov, ka realizuar 7 gola me goditje dënimi në Serinë A (të gjitha me bluzën verdhekuqe mbi shpatulla), të paktën tre më shumë sesa çdo futbollist tjetër në aktivitet, në Itali. Nga ana tjetër, gjatë të njëjtës periudhë (nga 2017 e deri më sot), Interi numëron vetëm dy gola me goditje dënimi direkte.

– Arturo Vidal, 23 për qind të golave të tij në Serinë A (8 nga 35) ia ka realizuar skuadrave të kryeqytetit (Lacio dhe Romës), ndonëse sivjet është ende në kërkim të golit të parë në kampionat.

Related posts

SPEKTAKËL NË ‘EL CLASICO’/ Barcelona “vret” garën për titull në La Liga, katalanasit “fikin” Realin

F.autor

MERKATO E VERËS/ Goditje e trefishtë, zbulohet pakti i Dinamos me klubin e Apolonisë

Delo.autor

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER TEK BAYERN/ Lewandowski ëndërron të luajë tek gjigandët spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment