Futboll Seria A Sport

TITULLI KAMPION NË SERIE A/ Për kuotuesit e basteve Juventus është rikthyer. Ja favoritet për fitimin e trofeut…

Tri fitore radhazi, me dhjetë gola të shënuar në meritë të tij dhe vetëm tre të pësuar: numrat e fundit flasin në favor të Juventusit dhe janë të mjaftueshme që kuotuesit të rinisin bardhezinjtë si favorit në kampionat.

Parashikimi i hartuar këtë mëngjes nga analistët flasin qartë: pavarësisht nga shtatë pikët diferencë nga kreu, por me një ndeshje më pak, titulli i dhjetë radhazi i Juventusit është përsëri në një nivel të ulët kuotimi, 2.75 koefiçenti.

Vetëm Interi, i cili ka kaluar bardhezinjtë si favoritin e tyre numër një, disa javë më parë, ka një vlerësim më të mirë, në 2.50 koefiçentin, por diferenca është me të vërtetë e vogël dhe gjithçka mund të ndryshojë pas ndeshjes direkte të së dielës mbrëma në “Giuseppe Meazza”.

Forca e tretë janë kryesuesit e Milanit, e cila kuotohet me koefiçentin 4.00, ndërsa Atalanta po rikthehet në nivelet e shkëlqimit dhe tani mund të luhet me kuotën 11.

Më larg janë Napoli dhe Roma, përkatësisht me 15.00 dhe 17.00 koefiçentin.

Related posts

SKËNDERBEU-TIRANA/ Dy gola për 5 minuta, Majkëll Ngo ndëshkon i vetëm “korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

Formacionet e mundshme: Sevilla – Man Utd

Q.Autor

Spalletti me “karta” të reja, Eder-Icardi në sulm dhe Rafinha

Q.Autor

Leave a Comment