Futboll Seria A Sport

KONFLIKTI ME TRAJNERIN E ATALANTËS/ Kapiteni Gomez stërvitet me skuadrën e të rinjve. Ja kur vendoset fati i tij

Pas fjalëve kundër njëri-tjetrit në fundjavë midis trajnerit të Atalantës, Xhanpiero Gasperinit dhe Papu Gomezit, të dy tani nuk kanë më një raport të konsoliduar. Fantazisti vazhdon planin individual ku edhe sot stërvitet me skuadrën e të rinjve. Një sinjal tjetër i fortë që raporti i tij me Atalantën ka përfunduar pas 6 vitesh e gjysëm ku ishte dhe simbol i këtij klubi.

Takim me klubin – Do të jetë javë deçizive për të kuptuar të ardhmen e argjentinasit. Në ditët në vijim do të ketë një takim midis agjentit dhe dirigjencës zikaltër.

Largimi i pashmangshëm – Takimi nuk parashikon ndonjë të re në horizont. Asnjë hap pas nga të dyja palët, që do të gjejnë zgjidhjen e një ndarje të pashmangshme. Gomez pas deklaratave që i ka thënë trajnerit, nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas. Do të shitet, me shumë mundësi tani në janar. Vetëm destinacioni mbetet për tu kuptuar, takimi me agjentin e ish-lojtarit të Katanias do të shërbejë për të përshkruar të gjitha konturet e një historie dashurie pa ndonjë fund të lumtur.

Related posts

KLASIKJA/ Gattuso: Kam një lojtar që mund ta ndalë Ronaldon, gjesti i Mourinhos…

Isa.Autor

EURO 2020/ Kosovë heroike, bie në Angli pas 13 ndeshjesh radhazi pa humbje

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea mposht Porton, me një këmbë në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment