Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Rekord kartonësh në javën e 13-të të Superiores, 34 të verdhë dhe tre të kuq

Java e 13-të e Kategorisë Superiore ka vendosur një shifër rekord për sa u përket ndëshkimeve të gjyqtarëve. Në këtë javë arbitrat e kanë nxjerrë nga xhepi 34 herë kartonin e verdhë.

Nga këta të verdhë një ka shkuar për zv.trajnerin e Vllaznisë, Elvis Plori, për kundërshtime nga pankina. Emiljano Musta i Laçit dhe Riçard Danso i Tiranës morën nga dy kartonë të verdhë, që më pas u konvertuan në të kuq. Kjo javë ishte rekord edhe për kartonët e kuq, pasi u dhanë tre.

Danso dhe Musta e morën pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa Ardit Hoxhaj i Vllaznisë u ndëshkua direkt nga gjyqtari Cjapi për ndërhyrjen e rëndë ndaj Pjeshkës. Në Superiore u thye këtë javë edhe miti i të pathyeshmëve, pasi edhe Teuta më në fund e provoi shijen e humbjes, ku u mund 1-0 nga Vllaznia.

Related posts

DUAN SUPERLIGËN/ EGNATIA nuk ndalet në merkato, marin një sulmues izraelit në provë

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Barça paguan 487 mln euro dhe lë mbrapa dyshen Real-Man United

Isa.Autor

Mediat britanike: Sanchez i izoluar, ha i vetëm dhe do të dështojë si Di Maria në United

Sadik.Autor

Leave a Comment