Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E JANARIT/ Tirana gati goditjen e radhës, negociata me 2 sulmuesit…

Kampionët në fuqi duan një goditje me peshë në majën e sulmit dhe ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, i preferuari mbetet bullgari Ahmed Ahmedov.

Ky i fundit është nën kontratë me CSKA-në e Sofies, por prej ditësh Tirana ka marrë OK-in e drejtuesve bullgarë për ta huazuar. 25-vjeçari nuk është titullar fiks te CSKA, pasi në vend të tij preferohet ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue.

Mësohet se sulmuesi ende nuk ka thënë “po”, pavarësisht se CSKA ka gjetur në parim marrëveshjen me Tiranën.

Në këto kushte, për t’i paraprirë një refuzimi të ofertës nga Ahmedov, bardheblutë kanë nisur bisedimet me një njohje të vjetër të Superiores, pikërisht qendërsulmuesin Artur Rexhinaldo.

Mozambikasi që u bë i njohur në kampionatin shqiptar si pjesë e Luftëtarit, Laçit dhe Kukësit, është aktualisht një futbollist i lirë në treg, pasi e ka prishur marrëveshjen me klubin Kaisar Kyzylorda.

Në dy vitet e fundit ai ka qenë pjesë e kampionatit kazakistanas, ndërsa tashmë mund të rikthehet në Shqipëri për t’u veshur bardheblutë.

Bisedimet kanë nisur dhe nuk është çudi që brenda javës golashënuesi më i mirë i dy sezoneve më parë të firmosë.

Related posts

LIVE/ Tirana-Partizani: Dominimi i bardhebluve, skuadra e Memës “flirton” me golin

Delo.autor

VAZHDON ME SERITË E FITOREVE/ Manchester City mposht Wolves shkëputet në krye të Premier

Delo.autor

“RINOVIMI I KONTRATËS ËSHTË LARG”/ Agjenti i Insigne: Gjithçka mund të ndryshojë në janar, topi te Napoli

Delo.autor

Leave a Comment