Futboll Seria A Sport

FIORENTINA-INTER/ “Zikaltërit” synojnë fitoren për kualifikim në Coppa Italia (FORMACIONET ZYRTARE)

Në orën 15:00 do të startojë sfida, Fiorentina-Inter për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë.

Pas dy rezultateve negative në kampionat, humbje ndaj Sampdorias dhe barazim ndaj Romës, të dyja në transfertë, Interi do të luajë vetëm për fitore sot në sfidën ndaj Fiorentinës në stadiumin “Artemio Franchi”, për të synuar kualifikimin në çerek-finalen e Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Konte do të bëjë një mini-Turn-Over në formacion duke parë se të dielën mbrëma, zikaltërit do të luajnë ndaj Juventusit për “Derbin e Italisë” në “Giuseppe Meazza”.

FORMACIONET ZYRTARE –

FIORENTINA – (3-4-2-1): Terraçano; Milenkoviç, Kuarta, Kaseres; Igor, Borha Valero, Amrabat, Biragi; Castrovili, Ejserik; Kuame. Trajner: Çezare Prandeli

INTER – (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, Ranokia, Kolarov; Jang, Galiardini, Eriksen, Sensi, Perisiç; Sançez, Lautaro Martinez. Trajner: Antonio Konte.

Related posts

Bakaj pezullohet dy ndeshje për provokim dhe fyerje të tifozëve

Q.Autor

Flamurtari-Laçi/ Formacionet: Daja hedh titullar një 17-vjeçar, ndryshime edhe te kurbinasit

Isa.Autor

SFIDA KUALIFIKUESE ME MALIN E ZI/ Trajneri i “Dardanëve” Ujkani: S’i kemi problem mungesat, e përballojmë me sukses Malin e Zi

Delo.autor

Leave a Comment