Futboll Seria A Sport

PAS DËMTIMIT DHE INFEKTIMIT ME COVID-19/ Ja kur mund të jetë i disponueshëm lojtari i Napolit…

Për dy muaj, Napolit i është dashur të bëjë pa Viktor Ozimhen. Sulmuesi nigerian pësoi një dëmtim të shpatullës duke prekur nervat e krahut.

Ai gjithashtu doli pozitiv me COVID-19 me tamponin e kryer më 31 dhjetor 2020.

Të hënën ai i’u nënshtrua një testi të ri i cili dha ende rezultate pozitive me koronavirus. Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, nesër Ozimhen do t’i nënshtrohet një tamponi të ri.

Ndërkohë, lojtari po stërvitet vetëm në shtëpi dhe duket se dhimbja pothuajse e ka braktisur plotësisht. Kur ai të rezultojë negativ me COVID-19, do të jetë në gjendje t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të shpatullës dhe krahut.

Në rast të asnjë pengese, në fund të muajit ai madje mund të kthehet në stërvitje me grupin e skuadrës.

Related posts

VALË DËMTIMESH TE ANGLIA/ Tuchel nuk shqetësohet: Kemi ekip të shkëlqyer

F.autor

CHELSEA-MANCHESTER UNITED/ “FA Cup”: Skuadrat kërkojnë një vend në çerekfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PUBLIKOHET “TOP 11” LISTA/ “L’Equipe” zbulon ekipin ideal të vitit 2021, ka dy përjashtime të bujshme

Delo.autor

Leave a Comment