Futboll La Liga Sport

FLORENTINO PEREZ AKUZON LA LIGA-N/ Presidenti i Federatës: Ai tha se duhet të kërkojë falje për…

Florentino Perez akuzoi La Ligën disa javë më parë se nuk tregohet e drejtë me pamjet që transmeton në lidhje me Realin e Madridit dhe koha duket sikur i dha të drejtë.

Në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Bilbaos pati një rast të diskutueshëm në fundin e ndeshjes, ku madrilenët pretenduan për një prekje të topit me dorë nga ana e Unai Nunjez. Por ky rast nuk u transmetua nga media dhe krijoi shumë polemika. Ditën e djeshme “Movistar +” u publikoi të gjitha pamjet për rastin në minutën e 95-të.

Nuk kuptohet qartë nëse ka pasur një prekje të topit me dorë nga ana e Nunjezit. Ditën e djeshme foli për këtë çështje presidenti i federatës Rubiales. Ai tha se duhet të kërkojë falje për teleshikuesit për këtë gabim. “Është një rast i çuditshëm dhe nuk i di arsyet pse nuk u publikua për teleshikuesit. Dua t’ju kërkoj falje”, tha Luis Rubiales.

Related posts

E BUJSHME/ Te Shqipëria është titullar i padiskutueshëm, Milani përgatit sulmin për futbollistin e Kombëtares

Delo.autor

MBI 2 MILIONË EURO/ Hysaj i qartë, menaxheri: E kërkoi CHELSEA, por Napoli është…

Sadik.Autor

Më i vjetri 45 vjeç, njihuni me 32 kapitenët e Botërorit të Rusisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment