Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ FIORENTINËS/ Gatusso merr lajmin e keq, titullari infektohet me koronavirus. Ja emri…

Lajme të këqija vijnë për Ivan Xhenaro Gatuzon, i cili do të bëjë pa Fabian Ruiz për sfidën ndaj Fiorentinës e cila është e programuar të zhvillohet nesër në orarin e mesditës në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Mesfushori spanjoll ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas tamponëve të kryer mëngjesin e sotëm nga klubi napoletan.

Këtë lajm e ka bërë publike, klubi nga Kampanja me anë të një komunikate zyrtare e cila tregon se Fabian Ruiz është vetë-karantinuar:

“Të gjithë negativ me COVID-19 pas tamponëve të kryera këtë mëngjes, përveç Fabian Ruizit.

Futbollisti spanjoll ka rezultuar pozitiv dhe do të ndiqet me kujdes në periudhën e izolimit në banesën e tij.”, përfundoi komunikatën klubi i Napolit.

Related posts

Luis Suarez përmirëson statistikat, 400 gola në futbollin profesional

Delo.autor

Vetëm Napoli e Interi i kanë shkaktuar “dëme”. Ekipi i Hysajt dhe zikaltrit, rivalët e vetëm të “Zonjës”

Q.Autor

Afron finalja e Europa League, Marsejë-Atletico në Lion

Sadik.Autor

Leave a Comment