Futboll Shqipëri Sport

I SURPRIZON TË GJITHË/ Ballkani i Bledi Shkëmbit shkëlqen në miqësore, “leksion” skuadrës së Superligës polake

Ballkani i Bledi Shkëmbit është duke e kryer fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Krahas stërvitjeve, ekipi nga Suhareka, ka planifikuar edhe disa teste miqësore.

Ditën e sotme, Ballkani i surprizoi të gjithë, teksa arriti të triumfonte kundër ekipit të Superligës polake, Jagiellonia me rezultat 2-1.

Golat e fitores për skuadrën e Shkëmbit, i shënuan mbrojtësit, Armend Thaqi dhe Arbër Prekazi. Kundërshtari i Ballkanit në këtë test miqësor renditet në vendin e shtatë në Superligën e Polonisë me 20 pikë. Ndërsa suharekasit, pozicionohen në vendin e dytë në Superligën e Kosovës me 38 pikë, tri më pak se Drita kryesuese.

Related posts

Mirabelli dhe Fassone rikthejnë makthin e tifozëve, këto janë 10 operacionet më të dështuar me kosto zero

Q.Autor

SUPERKUPA E EUROPËS/ Nuk ka fitues në 90 minuta, derbi i Madridit i drejtohet shtesave 

Isa.Autor

Roma gjen partnerin ideal të Dzeko-s te Napoli

Sadik.Autor

Leave a Comment