Futboll La Liga Sport

NIS TELENOVELA “ALABA”/ Barcelona befason “Los Blancos”, Laporta do të barazojë ofertën e “çmendur”

Telenovela mbi të ardhmen e David Alaba duket se do të vazhdojë edhe për pak kohë.

Babai i austriakut ka siguruar se nuk ka arritur marrëveshjen me asnjë skuadër, pas bombës të lëshuar të hënën nga Marca, që ka folur për një marrëveshje të arritur me Real Madrid.

Sky Sports Germany ka bërë të ditur, në fakt, se Pini Zahavi, menaxheri i lojtarit, është në pritje të lajmeve nga Barcelona, veçanërisht ato që kanë lidhje me zgjedhjet presidenciale, me Laporta-n që është favoriti numër një.

Sipas mediave gjermane, nëse Laporta do të fitojë, do të jetë në avantazh për të negociuar me Zahavi-n.

Kandidati për presidencën e katalanasve ka siguruar se do të barazojë ofertën prej 11 milionë eurosh në sezon të bërë nga Real Madrid, plus një bonus i pasur në momentin e firmës.

Edhe Manchester City me PSG vazhdojnë ta ndjekin situatën me interes: fundi duket se mbetet për t’u shkruar, e vetmja gjë e sigurt është se Alaba nuk do të qëndrojë te Bayern Munich.

Related posts

PSG “trullos” BONUCCIN me OFERTËN STRATOSFERIKE, italiani drejtë…

Isa.Autor

ROMA MENDON PËR TË ARDHMEN/ Përforcimi i parë për Mourinho-n vjen nga Parisi, ja emri…

Delo.autor

PLAS SKANDALI NË LA LIGA/ Dha gol kundër Realit, shpërthen festa në dhomën e VAR-it (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment