Champions League Futboll Sport

STATISTIKAT/ Bayern Munich-Dynamo Kyiv, ekipet ende të pamposhtura

* Ndaj Barcelonës, skuadra e Bajernit regjistroi gola në 23 ndeshje radhazi. Asnjëherë skuadra gjermane nuk kishte bërë kaq mirë në këtë kompeticion. Kjo gjë vlen edhe për skuadrën nga Ukraina e cila nuk njeh humbje në Superligën e saj duke regjistruar tetë fitore dhe një barazim. Ata kanë arritur të mos pësojnë gol në kampionat prej në shtatë ndeshjet e fundit.

* Kampionët e Gjermanisë vazhdojë ta ruajnë serinë pa humbje në këtë sezon duke fituar tetë ndeshje dhe barazuar vetëm një në 9 sfidat e para të sezonit në kampionat, kupë dhe Champions.

* 12 gola ka shënuar Bajerni ndaj Dinamos së Kievit në 8 përballjet mes tyre. Miqtë nga Ukraina kanë shënuar 9 herë në portën e gjermanëve.

* Bajerni nuk humbet prej 23 ndeshjesh në fazën e grupeve duke regjistruar 20 fitore dhe tri barazime. Kjo është seria më e gjatë e bavarezëve që nga koha kur ndërroi formati i Championsit në sezonin 2003-’04. Më mirë se gjermanët kanë bërë vetëm Reali dhe Barcelona në sezonet 2016-2020 dhe 2012-2017.

* Dinamo e Kievit nuk fiton në Champions si pritës prej shtatë ndeshjesh. Katër barazime dhe tri humbje. Ukrainasit kërkojnë ta thyejnë këtë ecuri negative duke nisur nga ndeshja e nesërme edhe pse do të luajë në transfertë.

* Plot 10 herë janë ndeshur këto dy skuadra me njëra-tjetrën në Champions. Pesë fitore numërojnë bavarezët, një barazim dhe katër humbje. Në shtëpi, skuadra e Bajernit ka fituar të katër takimet duke treguar një forcë absolute.

Related posts

Pastore është gati të nënshkruajë për 8.5 mln euro në sezon

Sadik.Autor

Nis ndeshja, Flamurtari kërkon fitoren në Laç për të harruar transfertën e Shkodrës

Q.Autor

RRUGËT MES ICARDIT DHE INTERIT NDAHEN/ Mediat italiane zbulojnë skenarin e çmendur të verës, ja e ardhmja e yllit

Delo.autor

Leave a Comment