Futboll Seria A Sport

TRIUMF MADHËSHTOR/ Juventus fiton Superkupën e Italisë, “Përbindëshi” Ronaldo shkruan historinë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin në përplasjen e tyre kundër Napolit në finalen e Superkupës së Italisë.

35-vjeçari pritej të arrinte këtë pikë rekord personal dhe histirik kundër Interit të dielën por nuk ia doli në humbjen 2-0.

Megjithatrë, sulmuesi legjendar i Juve priti rastin e madh në Superkupën e Italisë dhe u argëtua siç duhej kundër djemve të Gennaro Gattuso ndërsa gjeti rrjetën në minutën e 64.

Ronaldo tani ka tejkaluar rekordin e sulmuesit çeko-austriak Josef Bican me 759 gola!

Ronaldo has now surpassed Czech-Austrian striker Josef Bican's (above) record of 759 goals

Juventusi fitoi Superkupën e Italisë dhe Pirlo mori trofeun e tij të parë në karrierë si trajner pikërisht falë portugezit, edhe pse në fund Morata vulosi gjithçka me golin e 2-0.

Për bardhezinjtë një sukses që largon pak kritikat pas humbjes së turpshme ndaj Interit 2-0 dhe duke goditur vetëm një herë portën kundërshtare.

Por, Napoli duhet të hidhërohet sidomos sepse kapiteni Lorenzo Insigne humbi penalltinë që mund të vendoste barazpeshën 1-1 dhe të çonte gjithçka te diskutimi i llotarisë së 11-të metërshave. Madje, edhe Lozano pati shans në fund, por spanjolli Morata zbatoi ligjin e futbollit.

Related posts

Skënderbeu vijon të “peshkojë”, firmos 20-vjeçari nga Kosova (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Teuta në “Elbasan Arena”. Rezultati 0-0

Delo.autor

Egjipt- Uruguaj/ Çfarë rasti ka humbur Luis Suarez! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment